Sot me ndeshjen Dinamo- Vllaznia janë mbyllur takimet e javës së 12-të të grupit A të kategorisë së parë. Ekipi shkodran ka thelluar diferencën me ndjekësit e tij megjithatë jo gjithçka mund të quhet e përfunduar për ngjitjen e tij në Superligë sepse siç dihet, në fund të fazës së dytë, pikët do të përgjysmohen.

Që të ndodhë kjo, duhen luajtur edhe gjashtë ndeshjet e mbetura të kësaj faze. Por nëse bëjmë një vëzhgim të renditjes aktuale, duke marrë të mirëqenë faktin se duhej bërë tani përgjysmimi i pikëve, na del një renditje interesante.

Kështu, Vllaznia do të mbetej sërish në vendin e parë por këtë herë jo me 31 por me 16 pikë. Në vend të dytë do të ishte Erzeni jo me 7 pikë diferencë por me 4. Në të tretin Dinamo me 5 pikë diferencë dhe pesëshen e parë do ta plotësonte Besëlidhja me 9 pikë dhe Korabi po aq.

Veleçiku ndërkohë pas humbjes këtë javë me Besëlidhjen, do të mbetej në pesëshen e dytë me 8 pikë në vendin e gjashtë dhe me po aq pikë do të ishte edhe Iliria në vendin e shtatë. Shënkolli do të ishte i teti me 7 pikë, Burreli në vendin e nëntë me 6 pikë dhe Vora do të mbyllte renditjen me 3 pikë.

Gjithsesi ka ende pikë në lojë, plot 18 dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë deri atëherë. Megjithatë nëse Vllaznia fiton edhe në Shijak pas tre javësh ndaj Erzenit, shumë gjëra do të merrnin rrugë.
© shkodrasport.com