Tre boksiere shkodrane e pikerisht Xhoi Eliazi, Arjon Kajoshi dhe Kristian Demaj, sebashku dhe me vlonjatin Mezani si dhe nen drejtimin e trajnereve Zef Gjoni e Gezim Zeneli, do te nisen drejt Kosoves per te marre pjese ne turneun “Adem Jashari”.
Ky eshte turneu i 22-te qe zhvillohet ne Prishtine dhe deri me tani mesohet se kane konfirmuar pjesmarrjen 10 shtete, mes te cilave edhe Shqiperia. Ndeshjet e ketij turneu do te zhvillohen diten e shtune dhe te diele.
Trajneri Gjoni ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport” u shpreh: “Pavaresisht shume problemeve dhe mosmbeshtetjes se duhur nga instancat perkatese, ne nuk mund te qendronim pa marre pjese ne turneun “Adem Jashari” qe zhvillohet ne kujtim te ketij emri legjendar.
Do te shkojme ne Prishtine me 4 boksiere dhe besoj se me 2 prej tyre do te synojme vendet e para, pikerisht me Kajoshin dhe Demajn”. Ky i fundit vetem pas pak ditesh do te zhvilloje nje ndeshje te boksit profesionist ne Tetove per te mbrojtur titullin e kampionit te Europes.
Intervisten e plote te trajnerit Zef Gjoni mund ta ndiqni ne kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: