Mbyllet edhe dita e dyte e kampionatit kombetar te boksit. Nisur edhe nga numri i reduktuar i boksiereve pjesmarres, ne kete dite kane qene ne kalendar per t’u zhvilluar vetem 4 takime.

Gjithsesi, kjo nuk i pengoi boksierët që u ngjitën në ring të jepnin më të mirën e tyre. Mes tyre, ndeshja e peshës deri në 67 kg mes Ibrahim Mezani të Flamurtarit dhe Ralf Nezes së Tiranës, e cila u fitua nga boksieri vlonjat Mezani, spikati si ndeshja më e bukur e kësaj dite.

Rezultatet teknike të ditës së dytë janë këto:

Pesha 67 kg. Ibrahim Mezani(Flamurtari)-Ralf Neza(Tirana), fiton Mezani

Pesha 71 kg. Xhoi Eliazi(Vllaznia)-Enes Agaj(Studenti), fiton Eliazi.

Pesha 86 kg. Gerian Salliu(Tirana)-Mikel Çullaj(Studenti), fiton Salliu.

Pesha +92 kg. Nelson Hysa(Vllaznia)-Omer Braho(Flamurtari), fiton Hysa.

Kampionati Kombëtar i boksit për të rritur mbyllet me ndeshjet e ditës së tretë që zhvillohen paraditen e së shtunës ku në program janë 11 duele, prej të cilave do të përcaktohet fati i ekipit kampion për vitin 2021.

Nderkohe ne dy pesha, ato 48 dhe 51 kg, kampionet jane percaktuar qe diten e djeshme dhe jane dy boksiere te Vllaznise. Neser ne finale, ekipi shkodran do te kete edhe 7 boksiere te tjere, nderkohe qe Tirana ne finale do te jete me 10 boksiere./SHKODRA-SPORT.COM/