Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENesër hidhet shorti i çerekfinaleve të Kupës, Vllaznia mëson emrin e kundërshtarit

Nesër hidhet shorti i çerekfinaleve të Kupës, Vllaznia mëson emrin e kundërshtarit

Federata e Futbollit do të organizojë nesër hedhjen e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2025/2026. Ceremonia do të zhvillohet në orën 14:30, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në sallën e konferencave për shtyp.

Shorti do të jetë i hapur për mediat dhe do të ndiqet edhe nga përfaqësuesit e tetë klubeve të kualifikuara në këtë fazë të rëndësishme të kompeticionit.

Skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në dy vazo. Në Vazon 1 janë Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo City, ndërsa në Vazon 2 bëjnë pjesë AF Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana.

Çiftet çerekfinaliste do të përcaktohen përmes një shorti të lirë mes tetë skuadrave të kualifikuara. Kjo fazë do të zhvillohet me sistem vajtje ardhje, me ndeshjet e para që do të luhen në fushën e ekipeve të Vazos 2.

Takimet e para çerekfinale janë planifikuar të zhvillohen më 11 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 4 mars, duke premtuar përballje të forta dhe emocione për tifozët e futbollit shqiptar.

Kjo do të thotë se Vllaznia do të ketë si kundërshtar njërin prej këtyre 4 ekipevee: Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana dhe ndeshjen e parë do ta luajë në transfertë, ndërsa atë të kthimit që do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale, do ta luajë në “Loro Boriçi”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments