Merkatoja e kësaj vere do të mbyllet pikërisht nesër në ora 24:00 dhe për këtë arsye, të gjitha skuadrat që mendojnë se janë ende të paplotësuara me lojtarët e duhur,janë vënë në lëvizje për t’i gjetur ato.

E njëjta situatë edhe te Vllaznia. Presidenti Xhaferi, drejtori Plori dhe trajneri Memelli para pak ditësh deklaruan se prisnin edhe dy përforcime të fundit. Në fakt deri më tani vetëm njëri prej tyre është bërë realitet, ai i sulmuesit brazilian Bruno Gomes.

Për tjetrin ende nuk flitet asgjë, ndonëse fillimisht doli në skemë emri i Redon Danajt. Por pista e futbollistit aktual të Dinamos duket se ka rënë sepse nuk po përmendet më në kampin kuqeblu.

Gjithsesi kanë mbetur edhe pak orë deri në afatin përfundimtar të merkatos dhe te Vllaznia po shohin me kujdes edhe ndonjë opsion të fundit. Gjasat janë që të mos vijë kush tjetër, por kurrë nuk duhet thënë kurrë. Merkatoja sjell shpeshherë të papritur dhe kështu mund të ndodhë edhe këtë herë./SHKODRA-SPORT.COM/