Pas Arsen Hajdarit dhe Alis Bocit, drejtuesit e Kastriotit kanë ndër mend të bëjnë pjesë të tyre edhe një tjetër futbollist shkodran. Goditja e radhës për ta quhet Ergi Borshi. Mesfushori 22-vjeçar nga Shkodra asnjëherë nuk ka pasur hapësira të mëdha në Shkodër, duke u detyruar të luajë herë te Veleçiku e herë te Tërbuni, ndërsa sezonin e fundit luajti te Teuta.

Në Durrës luajti vetëm 557 minuta në Superiore, shifër që nuk e ka kënaqur mesfushorin, i cili tashmë ka pranuar ofertën e Kastriotit. Në Krujë gjen Nikajn, një tjetër shkodran, i cili i njeh mirë talentet e Shkodrës dhe po mundohen të afrojë disa prej tyre.
© shkodrasport.com