Stadiumi “Loro Boriçi” është impianti më i madh futbollistik në Shqipëri, i cili ka qenë edhe investimi më i fundit midis FSHF-së, qeverisë dhe Bashkisë së Shkodrës. Me një kapacitet prej 16,700 vendesh dhe me infrastrukturë moderne, ai është i denjë për të qenë “reklama” e Shqipërisë në kompeticionet evropiane.

Por, duket se investimet në futboll ose bëhen të pa llogaritura mirë, ose më keq akoma braktisen për shkak të inateve personale mes drejtuesve të institucionit. Duket shumë e dyshimtë, se si impianti më i madh dhe më modern nuk u përdor për asnjë nga ndeshjet e kompeticioneve evropiane, prej klubeve të Superiores. Tirana dhe Partizani luajtën në kryeqytet, Kukësi në Elbasan dhe Skënderbeu në Korçë.Edhe veriorët, që e kishin shumë më afër të udhëtonin në Shkodër, duke i dhënë kështu mundësinë tifozëve, zgjodhët të luajnë akoma më larg, në Elbasan. Një raport i acaruar midis FSHF-së dhe kryetares së Bashkisë së Shkodrës, i cili duket se po reflektohet edhe te klubet “mike” të Federatës, të cilët po zgjedhin të braktisin “Loro Boriçin”.
Nga minuta90.com