Ka pritur gjate deri me tani, por hapesirat kane qene shume te pakta dhe kjo natyrisht qe e ka bere te mos ndjehet mire. E kemi fjalen per mbrojtesin e Vllaznise Abdurrahman Fangaj.
Por nderkohe, stafi teknik ka vendosur t’i besoje atij aktivizimin si titullar qe nga minuta e pare ne ndeshjen e kupes ndaj Flamurtarit qe do te luhet ne oren 13.45 ne stadiumin e Vlores.
Duke perfituar nga fakti qe kapiteni Gurishta qe luan ne krahun e djathte kete here do luaje si qendermbrojtes, stafi ka vendosur qe ne krahun e djathte te luaje Fangaj.
Ne raste te caktuara, ne kete pozicion ka luajtur edhe Kruja, por kete here trajneri Brdariç ka vendosur t’i jape shansin Fangajt dhe ai padyshim qe duhet ta shfrytezoje ate per te treguar vlerat e tij.
Qe ne momentin kur eshte bashkuar me Vllaznine, duhet thene se periudha e rikuperimit nga operacioni i kryer i ka zgjatur me shume sesa duhet dhe per kete arsye, tashme atij i duhen gradualisht te marre minutat dhe per te treguar se eshte serish ai Fangaj qe pat spikatur per 4 vjet tek Laçi./SHKODRA-SPORT.COM/