Vllaznia e ka mbyllur aventuren e saj europiane, por emocionet e Kupave te Europes do te rikthehen serish kete te merkure ne stadiumin “Loro Boriçi”. Vllaznia e femrave do te prese ne kete impiant sportiv as me shume dhe as me pak por nje emer te madh te futbollit europian dhe boteror si Juventus.

Pikerisht per kete arsye, klubi shkodran ka njoftuar pak minuta me pare se nga neser do te nise shitja e biletave te kesaj ndeshje, e po ashtu u ka bere thirrje tifozeve kuqeblu per t’i mbeshtetur keto vajza kampione ne kete super-sfide. Ja njoftimi i klubit shkodran:

“Vllaznia e femrave luan të mërkurën në orën 19.00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshjen e vlefshme për turin e dytë të “UEFA ëomen Champions League” ndaj Juventusit. Pas emocioneve që dhuroi ekipi i meshkujve me pjesmarrjen e tij në Kupat e Europës, tashmë tifozët shkodranë do të kenë mundësi të shijojnë të tjera emocione, por këtë herë nga ekipi i femrave të Vllaznisë.

Për më tepër, që përballë saj do të jetë një emër i madh i futbollit europian dhe botëror si Juventus. Padyshim që prania e tifozëve shkodranë në shkallët e stadiumit për të mbështetur vajzat tona do të jetë një shtysë e madhe për ta ndaj këtij kundërshtari shumë të fortë, për të marrë një rezultat sa më pozitiv.

Për këtë arsye, kërkohet prania juaj në stadium. Ju bëjmë me dije se shitja e biletave të kësaj ndeshje do të fillojë të hënën në ora 09.00 në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

Eja edhe ti për të mbështetur kampionet tona!

Vllaznia ka nevojë për ju tifozë të nderuar!

Forca Vllaznia!”