Java e pestë në Superligën e Basketbollit për Meshkuj rezervon duele interesante ditën e mërkurë. Në Asllan Rusi, në orën 17.00, Dinamo mat forcat me Kamzën. Kjo sfidë është tejet e rëndësishmë për të dyja skuadrat, të cilat do kërkojnë suksesin.
Transfertë e vështirë për Teutën në Asllan Rusi, në orën 19.00. Durrsakët “gjejnë” Tirana Neptun, me përballjet direkte mes të dyjave që kanë prodhuar përherë rivalitet.
Në orën 18.00, në Qazim Dervishi, luhet Vllaznia-Partizani. Sa i përket rënditjes, shkodranët janë në vendin e parë, teksa ndiqen nga Tirana Neptun dhe Teuta. Në vend të fundit qëndrojnë të kuqtë.
Si rrjedhoje duket se do te jete nje fitore e lehte e Vllaznise por kjo nuk do te thote se ajo do ta neglizhoje kete kundershtar, perkundrazi pas fitores per Ligen Unike me Tiranen, me siguri qe ajo do t’i perveshe mire menget per te vijuar me serine e rezultateve pozitive.