Gazetari dhe opinionisti i njohur sportiv Xhevdet Zekaj ndodhet ne Madrid per te ndjekur dhe mbeshtetur Vllaznine e femrave ne te fundit pervoje te saj ne fazen e grupeve te “UEFA Women’s Champions League”.
Ne nhje interviste per “Shkodra Sport” ai ka kerkuar falje publike ne emer edhe te shume gazetareve dhe mediave te tjera qe nuk i kane kushtuar rendesine e duhur kesaj arritje historike te ketij ekipi i cili sipas tij duhet trajtuar me nje status te veçante nga shteti shqiptar.
Ai madje ka shkuar edhe me tej duke akuzuar shtetin shqiptar qe shpenzon 1 milione euro per nje boksier si Florian Marku qe e krahason me nje firme piramidale dhe anashkalohet nje arritje e tille e ketij ekipi qe ka shkuar ne nivelin me te larte europian.
“Ne gazetaret e Tiranes dhe te gjithe Republikes se Shqiperise duhet t’i kerkojme nje falje te madhe ketij ekipi te vajzave per mosdhenien e vendit te duhur, te kohes se duhur, per imazhin e tyre, per kete mrekulli qe kane bere.
Eshte mekat qe ne Shqiperi mbeshteten akoma “Sudet” si Florian Marku me 1 milione euro shpenzime nga Qeveria shqiptae dhe harrohen arritjet e ketij ekipi qe me parate e nje presidenti qe une do ta quaj hero, Lazer Matine, mberrin ne keto nivele kaq te larta.
Suksesi i ketij ekipi eshte i jashtezakonshem. Ai kerkon jo vetem vemendje, kerkon stimul ekonomik. Keto vajza jane pranvera e vertete, jane shpresa e shqiptareve qe ky vend behet. Behet kur kemi vajza te mira, kur kemi vajza me kete edukate sportive, profesionale dhe ato jane nje familje e madhe.
Ky ekip nuk ka lidhje me ate profesionalizmin qe flasim shpesh ne futbollin shqiptar, sepse ka çdo gje ndryshe prandaj dhe i kam promovuar sepse Vllaznia e femrave e meriton te jete kurora e sportit shqiptar, te kete nje status te veçante.Vete Federata, vete Komiteti Olimpik duhet te japin nje status te veçante per kete Vllazni”.
Gjergj KOLA
Te plote prononcimin e gazetarit Xhevdet Zekaj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: