Veleçiku i Koplikut ka bere nje hap shume te gabuar ne ndeshjen e rradhes duke barazuar me rezultatin 0-0 ndaj Ilirise ne takimin e luajtur pasditen e djeshme ne stadiumin e Fushe- Krujes.

Pavaresisht rasteve te krijuara, futbollistet koplikas nuk ia kane dale te shenojne qofte edhe nje gol te vetem dhe si rrjedhoje ne fund jane detyruar te pranojne ndarjen e pikeve. Ky ne fakt eshte nje hap i gabuar i tyre ne rrugen plot pretendime.

Ne fakt, trajneri Smajli para kesaj sfide u pat kerkuar futbollisteve te tij te tregojne vlerat e tyre me te mira sepse ata nuk mund te mateshin me nje kundershtar si Iliria e cila nuk kishte as perberjen dhe as stervitjen e tyre.

Megjithate fusha e lojes tregoi tjeter gje sepse munguan golat dhe kjo gje e ka merzitur se tepermi trajnerin Smajli i cili e sheh Veleçikun duke iu larguar gjithnje e me shume kreut te renditjes.

Pas javes se 8-te te kampionatit, Veleçiku ka arritur te grumbulloje 14 pike dhe ndodhen ne vendin e katert te renditjes,nderkohe qe kryeson Sopoti me 19 pike./SHKODRA-SPORT.COM/