Përveç kombëtares së parë dhe asaj u-21, grumbullime kanë edhe kombëtaret u-17 dhe ajo u-19 në këto ditë. U-17 e drejtuar nga Ervin Bulku dhe u-19 e drejtuar nga Armando Cungu po zhvillojnë përgatitjet e tyre të fundit përpara muajit nëntor ku do kenë edhe ndeshjet e tyre kualifikuese.

Por, pavarësisht se këto kombëtare kanë grumbullime, kampionati si për u-17 dhe u-19 në vendin tonë do zhvillohet këtë fundjavë.

Kjo duket paksa paradoksale sepse disa ekipe kanë lojtarët e tyre më të mirë pjesë të kombëtareve, fakt që mund të ndikojë në performancën e skuadrave.

Shembulli perfekt është Vllaznia u-19. Kuqeblutë e vegjël kanë të grumbulluar Paulo Pjeshken dhe Rejan Alivoden. Dy elementë titullar të skuadrës së Vioresin Sinanit që nuk do jenë pjesë e skuadrës në ndeshjen e rradhës kundër Akademisë së Futbollit.

Diçka e çuditshme që kampioanti i moshave nuk është ndërprerë këtë javë, kur diçka e tillë ka ndodhur për Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë.

Endri ÇINARI