Ecuria e shkëlqyer e volejbollisteve të reja të Vllaznisë në kampionat nuk kishte si të prishej në ndeshjen e sotme.

Atë të javës së tetë të tij, të luajtur në Shkodër ndaj Besëlidhjes. Në takimin e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, vajzat e reja shkodrane të drejtuara nga trajnerët Ana Gjelaj dhe Ferdinand Bardeli kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0.

Kundërshtaret e tyre nga Lezha natyrisht që nuk mund t’i rezistonin këtij ekipi që po vazhdon të “bëjë ligjin” në volejbollin shqiptar të të rejave.

Këtë e tregon më së miri fakti se fitorja e sotme e tij ishte e teta në tetë javë kampionat.

Pra, ky ekipi aktualisht është në versionin “8 x 8” por me siguri vetëm për pak ditë sepse javën e ardhshme ai do të kalojë në “9 x 9” e kështu me rradhë sepse nuk ka ndër mend të ndalet.
© shkodrasport.com