Kampionati i kategorise se dyte do te nise kete fundjave dhe te shtunen ne fushen sportive te Barbullushit do te luhet ndeshja ne mes ekipit vendas te Murlanit dhe atij te Internacionalit.

Djemte e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa padyshim qe do te kerkojne fitoren per ta nisur mbare fazen e dyte ne te cilen kerkojne te jene ne mes ekipeve pretendente.

Duhet thene se per kete faze skuadra eshte perforcuar edhe me nje sulmues brazilian tek i cili do te bazohet loja ne manovren sulmuese. Behet fjale per Victor Thomas Da Luz Ozeika. Ky lojtar tashme eshte federuar dhe do te jete i gatshem per te luajtur qe ne ndeshjen e se shtunes.

Ozeika ndonese eshte vetem 22 vjeç duket me te dhena shume te mira dhe pritet ta ndihmoje shume skuadren. Perpos tij mesohet se pjese e Murlanit jane bere edhe disa lojtare te tjere qe e kane plotesuar organiken e tij.

Pas perfundimit te fazes se pare te kampionatit, KF Murlani ndodhet ne vendin e katert te renditjes me 20 pike te grumbulluara, nderkohe qe para tij ndodhet Oriku me 23 pike ne vendin e trete, Gramshi me 24 pike ne vendin e dyte dhe Luzit qe kryeson renditjen me 25 pike./SHKODRA-SPORT.COM/