Këtë fundjavë, Vllaznia është mysafire në Kurbin, ndaj Laçit, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Abissnet Superiore, sfidë kjo e vlefshme për javën e parë të fazës së tretë të kampionatit.

Në këtë përballje delikate, skuadra e drejtuar nga Brdariç, do të ketë mbështetjen edhe të një grupi tifozësh, të cilët do të udhëtojnë nga qyteti i Shkodrës drejt Laçit, për të përkrahur skuadrën e zemrës së tyre.

Tifozët e Vllaznisë do të jenë të pozicionuar te një nga tribunat mbrapa portës. Duhet thënë se me organizmin e bërë së fundmi nga ana e tyre, tashmë Vllaznia ka një forcë më shumë dhe padyshim që tifozët po e luajnë rolin e tyre ashtu siç duhet.

Prania e tyre në shkallët e çdo stadiumi të Shqipërisë është një motiv më shumë që futbollistët të japin më të mirën e tyre dhe një gjë e tillë pritet të japë frytet e veta në rezultatet e skuadrës edhe në ndeshjet e ardhshme.
Maringlen ZHIVANI