Çështje mentaliteti! Ajo çfarë Jamal Musiala ka gjetur te Bayern Munich dhe e ka përvetësuar. Në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubit, mesfushori sulmues i ri ka folur për dëshirën e tij për t’u përmirësuar gjithmonë.
“Kohët e fundit kam thënë se dua të bëhem një nga më të mirët në stilin e sloganit të Bayern-it ‘Mia san mia’? Po, te Bayern të mësojnë të besosh gjithmonë te vetja dhe të luftosh për maksimumin.
“Më pëlqen shumë ky mentalitet sepse është pikërisht ajo që mendoj edhe unë. Nëse nuk beson se mund të jesh më miri, atëherë ky është mentaliteti i gabuar”.
Musiala ka shtuar: “Që nga fëmijëria, unë kam pasur një objektiv: të hedh hapin e radhës, të shkoj përpara, të përmirësohem. Kjo ndihmon edhe në rritjen e besimit.
“Në mënyrë që loja ime të përmirësohet, duhet të kem besim te vetja të mund të shënoj gola dhe të kem besim te gjithë vetja ime. Nuk kam ndërmend të pushoj dhe të ndalem”.