Prej disa kohesh dhe thuajse çdo dite ne media po shohim kryetarin e Bashkise Tirane Erjon Veliaj duke folur per futbollin dhe duke sulmuar presidentin aktual te FSHF-se Armando Duka.
Madje, kryebashkiaku i kryeqytetit e ka konsideruar betejen e FSHF-se, “betejen e jetes” se tij te cilen premton ne çdo moment se do ta fitojne dhe do ta çlirojne futbollin prej tij.
Presidenti i UEFA-s, Ceferin, ka një mesazh edhe për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si orkestruesi i sulmeve të pandalshme ndaj komunitetit të futbollit, duke dashur të ndikojë në procesin zgjedhor të FSHF-së.
“Nuk dua të hyj në deklaratat që vijnë nga aktorë lokalë. Gjëja më e rëndësishme këtu është që kjo situatë nuk e ndihmon futbollin shqiptar. Duhet të ketë qetësi, ne jemi gati të ndihmojmë që çdo gjë të jetë e qetë, çdo gjë duhet të jetë transparente dhe me qeverisje të mirë.”