Ka kaluar shume momente te veshtira ne keto dy vitet e fundit si rrjedhoje e dy nderhyrjeve kirurgjikale qe ka kryer ne gju megjithate nuk eshte merzitur dhe ka punuar fort per t’u rikthyer aty ku e la.
Arbiona Bajraktari eshte gjithnje prane Vllaznise edhe tani qe nuk mundet te luaje. E ka ndjekur edhe ne Madrid dhe po tenton t’i perkrahe shoqet e saj te ekipit, me shpresen per te bere nje paraqitje te mire.
Ne nje interviste per “Shkodra Sport” mbrojtesja e Vllaznise dhe e kombetares shqiptare ka vleresuar mbeshtetjen e madhe qe i ka dhene i gjithe stafi i skuadres dhe ka dhene lajmin e mire se shume shpejt do ta shohim ne fushen e lojes.
“Fatkeqësisht jam akoma në fazëmn e rikuperimit. Jam drejt fundit, me duhet pak kohë të jem në fazën time më të mirë dhe t’i shërbej ekipit. është keqardhje që nuk jam në fushë, pasi është një kompeticion në të cilin ekipi luan për herë të parë, por jam optimiste që edhe vitin e ardhshëm do të jemi në të njejtin nivel dhe të luajmë me këto ekipe po kaq të mëdha.
Realisht e kam ndjerë mungesën e këtyre ndeshjeve. I kam shërbyer ekipit për vite më rradhë. Po punoj fort që të rikthehem sa më shpejt në fushë. Janë klube shumë të mëdha, por shpresoj që të rikthehemi prapë në këto nivele, në mënyrë që të ndeshemi përsëri kundër këtyre ekipeve me paraqitje më të mira se këto të fundit”.
Gledion KOLA
Te plote prononcimin e Arbiona Bajraktarit mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: