Vllaznia ka luajtur sot miqesoren e rradhes, ate ndaj Kukesit e cila u mbyll ne barazim 1-1, por ekipi shkodran do te zbrese neser serish ne fushe.
Por kete here jo per te luajtur. Ashtu siç u veprua edhe javes se kaluar kur Vllaznia udhetoi drejt Korçes per sfiden e javes se dyte te kampionatit kur futbollistet thjesht dolen ne fushe, por dy kapitenet e ekipeve lexuan nga nje deklarata per mediat dhe hyne serish ne dhomat e zhveshjes, keshtu do te ndodhe edhe neser.
Ne oren 16:00 ne fushen sportive “Reshit Rusi” do te zbresin Vllaznia dhe Tirana, ne kuadrin e ndeshjeve te javes se 3-te te kampionatit. Dhe serish pritet te ndodhe e njejta gje. Dy kapitenet do te lexojne perseri nga nje deklarate para mediave dhe do futen serish ne dhomat e zhveshjes.
Bojkoti i kampionatit vazhdon serish dhe futbollistet e te gjithe ekipeve te kategorise Superiore vijojne t’i bejne apel Qeverise per plotesimin e kerkesave te tyre, por deri tani nuk kane marre pergjigje.
Dhe ata vazhdojne te bojkotojne. Neser duhej te luheshin ndeshjet e javes se trete te kampionatit, por edhe ato nuk do te luhen. Te presim ato te javes se katert…