Finalja e kupes ne mes Vllaznise dhe Laçit ka qene edhe nje perballje taktike e skemash dhe ne fund triumfuan shkodranet qe e intepretuan me mire ate. Nevil Dede, duke e analizuar kete takim ne emisionin “Skaner” ka qene i mendimit se Josa triumfoi mbi Duron.

“Une mendoj se Vllaznia e interpretoi me mire taktikisht ndeshjen sesa Laçi dhe ketu ka merite trajneri i saj Mirel Josa. Une do te vleresoja Jonusin si lojtarin e ndeshjes.vertikalizoi pafund dhe ishte gati gjithmone ne boksin e kundershtarit. Po ashtu, gjithmone i gatshem ne rikuperimin e topave.

Po ashtu dua te veçoj edhe Latifin. Goli i barazimit qe shenoi Vllaznia eshte merite individuale e skuadres se Vllaznise. Edhe goli i dyte eshte po ashtu, po merite individuale e futbollisteve te saj.

Ndersa tek goli i shenuar nga Laçi, eshte gabim per mua i Hakajt qe duhej te vazhdonte presionin deri ne fund. Dhe tjetra qe nuk me la shije te mire. Laçi eshte nje skuader eksperte, ka nje skuader shume te forte, si fizikisht por edhe taktikisht.

Por kur e fillon nje finale 0-1 dhe pastaj bie direkt nen presionin e kundershtarit, do te thote se kundershtari e interepretoi me mire ndeshjen. Une mendoj se Vllaznia ka zhvilluar ne kete finale, nje nga ndeshjet e saj me te mira te ketij sezoni”- eshte shprehur Dede./SHKODRA-SPORT.COM/