Neymar mund të mbetet jashtë skuadrës së Brazilit për Kupën e Amerikës që fillon më 14 korrik, për shkak të akuzave të njëpasnjëshme për përdhunim.

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Brazilit, Francisco Noveletto, ka thënë se ata janë para një dileme të madhe nëse ylli i Paris Saint-Germain duhet të luajë apo jo.

“Nëse Neymar luan, atëherë shanset që Brazili ta fitojë Kupën e Amerikës janë shumë të vogla”, ka thënë nënkryetari i federatës braziliane në një intervistë për SBT TV.

https://twitter.com/goal/status/1135279326264348672?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1135279326264348672&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fneymar-mund-te-perjashtohet-nga-kupa-e-amerikes%2F

“Unë e di se mediat nuk do të ndalen së sulmuari atë, pasi mediat duan shumë informacione menjëherë dhe kjo do t’ bëjë presion të lartë atij, do të jetë e vështirë”.