Parisienët humbën ndeshjen e parë në kampionat në transfertën e Rennes, rezultat që i dha fund ecurisë pozitive prej 8 fitoresh rradhazi.

Sulmi fantastik i PSG-së në këtë sfidë nuk funksionoi. Pavarësisht emrave me peshë në sulm si Neymar Messi dhe Mbappe, skuadra franceze nuk ia doli të kërcënonte portën e vendasve, të cilët i ndëshkuan 2 herë në pjesën e parë.

Kjo paraqitje e dobët ka zhgënjyer tifozët parizienë, të cilët kanë shënjestruar Neymar për paraqitjen e dobët.

“I mungon saktësia, teknikisht i padobishëm dhe hija e vetes”, shkruan Le Parisien.

Sulmuesi ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës 2 herë nga 41 gjuajtje që ka bërë në kuadrat, numra që konfirmojnë krizën e brazilianit në marrëdhënie me golin.

Së fundmi, një sondazh i kryer nga gazeta franceze “L’Equipe”, ka pyetur tifozët se ku duan ta shohin Neymarin në vazhdim. 66% nuk e duan më si titullar, 29% po, ndërsa të tjerët janë të pavendosur.