Lajmet e mira per basketbollin shkodran vazhdojne. Pas nisjes se merkatos dhe ardhjes se lojtareve te pare amerikane, tashme vjen nje tjeter lajm i mire qe ka te beje me ardhjen edhe te sponsoreve te rinj.

“Shkodra Sport” meson se diten e neserme, para seances stervitore te ekipit do te behet edhe prezantimi para lojtareve dhe pjestareve te stafit teknik i tyre.

Mesojme se behet fjale per tre sponsore te rinj te cilet do t’i bashkohen Sokol Dibres dhe te gjithe sebashku do te mundohen ta ngrene Vllaznine serish aty ku i duhet te jete dhe te largohet sa me pare nga fundi i renditjes.

Kujtojme qe ekipi shkodran e ka nisur kampionatin aktual ne menyren me te keqe te mundshme me pesimin e 6 humbjeve ne 6 ndeshje te luajtura dhe duke filluar nga sfida e se shtunes me Beselidhjen do te kerkohet me ne fund fitorja e pare.

“Shkodra Sport” meson se diten e neserme do te vije edhe basketbollisti i trete amerikan dhe dalengadale pritet edhe khesa e ekipit per te vijuar drejt rezultateve pozitive dhe pse jo, per te synuar edhe fitimin e trofeve. Ardhja e tre sponsoreve te rinj mund te jete garanci per kete gje.