Sikur të mos mjaftonte kaosi i krijuar nga kontrata e Kylian Mbappé, PSG rrezikon të përballet me një rast të ri problematik.
Skuadra pariziene, në fakt, do të takohet më 10 korrik, kur të nisë përgatitjet për sezonin e ri, por pa Neymar, i cili pritej në Francë këtë javë. Braziliani nisi rehabilitimin e tij sportiv pas operacionit që iu nënshtrua më 10 mars.
Megjithatë, “L’Equipe” bën të ditur se sulmuesi në fjalë nuk do të jetë i pranishëm.Revista e njohur sportive franceze saktëson se Neymar po tenton të zgjidhë problemet e tij jo sportive.
Në fakt, ish-sulmuesi i Barcelonës është aktualisht në proces gjyqësor me organet tatimore braziliane, të cilat e kanë gjobitur me 3 milionë euro për “shkelje mjedisore në ndërtimin e një liqeni artificial” pranë njërës prej pronave të tij.
Kështu, ai mund të rikthehet në mesin e korrikut te PSG, kur të mbërrijnë edhe lojtarët e tjerë të përfshirë së fundi me ekipet kombëtare respektive./telesport/