Vllaznia ne futboll per femra merr edhe fitoren e dyte ne kampionat. Por kete here me rezultat shume te thelle, 21-0. “Viktima” e saj ka qene Teuta, nje ekip qe duhet pranuar eshte i nje niveli shume te dobet. Madje, madje, rezultati i ndeshjes duhej te kishte qene shume me i thelle per diferencat qe kane skuadrat ne fushe.

Protagonistja kryesore e ketij suksesi ka qene e zakonshmja Megi Doçi e cila ka shenuar plot 15 gola ne kete perballje te vlefshme per javen e dyte te kampionatit duke u ngjitur ne kete menyre aty ku i takon te jete ne krye te renditjes se golashenueseve me te mira ta kampionatit.

Pjesa e pare e ndeshjes eshte mbyllur ne shifrat 14-0 dhe perpos 10 golave te Doçit, kane shenuar edhe Klaudia Borci, Maria Bashka si dhe Jehona Coka 2 gola. Ne pjesen e dyte nderkohe ka patur 5 gola te tjere te Doçit, nje te Bashkes dhe nje te brazilianes Comparini Aleixo Annelize.

Perfundimisht 21-0 per Vllaznine qe pas dy javesh kampionat udheheq renditjen me 6 pike, po aq sa edhe Tirana e Apolonia, dy skuadra me te cilat ashtu si dhe me Partizanin pritet te kete rivalitet ne sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/

VLLAZNIA- TEUTA 21-0

GolatL Doçi (15), Bashka (2), Coka (2), Borci, Comparini

VLLAZNIA: Corder, Vuksani, Gjergji, Barbosa, Vuksani, Gjini, Franja, Kodra, Coka, Doçi, Borci. Trajner Nikolin Leka. U aktivizuan edhe Comparini, Ndoci e Vruçaj.