Vllaznia do të luajë ditën e enjte supersfidën ndaj Kukësit. Ndeshja e fundit për këtë vit është e vlefshme për javën e 15-të të Superligës dhe do të nisë në orën 16:45.

Në një intervistë për “MCN”, Alban Neziri, drejtori teknik i Akademise Vllaznia ka analizuar ndeshjen ndaj Kukësit, kampionatin shqiptar, ndërsa në fund ka zbuluar se çfarë u ka thënë lojtarëve si Eni Imami, Isaevksi dhe Herald Marku që u larguan nga Shkodra.

“E kam thënë edhe më parë, që ky është kampionati më i bukur i sezoneve të fundit. Kukësi është më i bukuri i viteve të fundit. Edhe Partizani nuk mbetet pas. Vllaznia është pika ime e dobët dhe ka treguar lojëra të bukura.

Vllaznia-Kukësi do të jetë një spektakël. Janë përballë dy ekipe që bëjnë lojën më të bukur në Shqipëri. Stafi i Vllaznisë nuk ka qenë në hall ndonjëherë më shumë së këtë vit, për shkak të lojtarëve shumë të mirë në ekip dhe ka vështirësi për zgjedhje.

Kthimi i Martinit te Teuta, është jashtëzakonisht pozitiv. E njeh mirë kampionatin dhe skuadrën durrsake. Partizani ka një ekip shumë të mirë. Megjithatë besoj se Vllaznia këtë vit ka një marsh më shumë dhe do të bëjë mirë në fund.

Marku, Imami, Isaevski? Unë e kam thënë që kur u larguan, se nuk do të gjejnë askund ambjent si Vllaznia. Lojtarët që kanë luajtur në Shkodër, janë mirëpritur. Në Shkodër nuk ka presion, po ka vetëm dashuri. “, u shpreh Hasani.