19 vjeçari shkodran Enes Papaj ka qene i pafat. Prej disa kohesh ai nuk eshte aktivizuar me ekipin e Apolonise sepse eshte demtuar rende ne gjurin e tij te djathte.

Ka keputur ligamentet e tij dhe si rrjedhoje eshte detyruar t’i nenshtrohet nje nderhyrje kirurgjikale. Ajo eshte kryer diten e sotme dhe duket se gjithçka ka shkuar mire per te.

Kuotohet qe per t’u rikthyer ne fushen e blerte i duhen te pakten 6 muaj dhe kjo do te thote se ky sezon eshte mbyllur per te, por e rendesishme eshte te rikuperohet ne menyren e duhur dhe te rikthehet serish ne fushe ne nivele te larta.

Papaj ka qene nje element i rritur tek Akademia Vllaznia dhe njekohesisht ka qene edhe pjese e kombetares U19, por ne sezonin e fundit zgjodhi te luante per Apolonine, megjithate gjerat nuk i kane shkuar ashtu si duhet.

Demtimi i rende i pesuar ia ka çuar dem sezonin, megjithate e sigurte eshte qe Enesi do te kthehet edhe me i forte ne fushen e lojes. Sepse futbolli ka nevoje per talentin e ketij mesfushori me shume te ardhme./SHKODRA-SPORT.COM/