Per ceshtjen e futbollisteve te rinj te cilet nuk po gjejne vemendjen e duhur tek Vllaznia dhe prandaj po firmosin per ekipe te tjera, eshte prononcuar edhe pergjegjesi teknik i Akademise se ketij klubi Alban Neziri qe per “Panorama Sport” eshte shprehur keshtu:
“Objektivi ynë është që të prodhojmë lojtarë për ekipin e parë dhe besoj se e kemi kryer më së miri këtë punë. Ne kemi nxjerrë çdo vit shumë lojtarë për ekip të parë dhe kombëtaret e moshave. Në kontratë me klubin janë lojtarë të tillë si Qarri, Leka, Shimaj, Repaj e Mali, ndërsa disa të tjerë nuk kanë preferuar të nënshkruajnë me klubin Vllaznia.
Kjo ka sjellë edhe largimin e tyre nga klubi pa asnjë detyrim, ku minimalja është vlera e formimit të tyre. Detyra ime është t’i propozoj drejtorit teknik lojtarët që mendoj se janë të aftë për ekipin e parë. Më tej vendosin drejtuesit për sa u përket kontratave. Klubi duhet të kishte bërë të mundur kontratat e lojtarëve.
Duheshin përpiluar klauzola të mira që t’i joshnin këta lojtarë, në mënyrë që të mos largoheshin nga klubi. Është për të ardhur keq që disa futbollistë cilësorë, siç ishin këta dy të fundit, Hoxha e Qardaku, largohen duke paguar vetëm vlerën e formimit, sipas ligjit të UEFAs. Kjo është shumë minimale për ata lojtarë që në një të ardhme të shpejtë, mund të ishin një aset i klubit. Më vjen shumë keq për largimin e tyre nga Vllaznia se edhe ne do të kishim dashur që t’i shikonim këtu.
Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit po tregohen disi të vonuar për t’u ulur në bisedime me këta lojtarë. Në dijeninë time, vetëm me Hoxhën janë ulur dhe kanë diskutuar për kontratën, por s’kanë rënë dakord në aspektin financiar”, u shpreh drejtori sportiv, Alban Hasani.