Thursday, January 29, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENga 200 në 1500 lekë, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për 'Klasiken'...

Nga 200 në 1500 lekë, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për ‘Klasiken’ me Tiranën

Në “Loro Boriçi” ditën e premte do të luhet një nga ndeshjet më emocionuese në futbollin shqiptar. Vllaznia do të presë Tiranë dhe ekipet mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës s ë8-të të kampionatit.

Klasikja e Shqipërisë është një nga sfidat më të luftuara dhe spektakolare në Superiore dhe për këtë takim interesi i tifozëve pritet të jetë i lartë. Kështu klubi shkodranë ka nxjerr në shitje edhe biletat për këtë përballje.

Një biletë në tribunën C kushton vetëm 200 lekë, për të vazhduar me 400 lekë në tribunën D dhe 500 lekë në tribunën E. Në tribunat A dhe B një biletë kushton 1000 lekë, ndërsa në tribunën VIP vlera e saj është 1500 lekë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments