Renato Sançes ka refuzuar ofertën e Lilës për të zgjatur kontratën, e cila aktualisht skadon në 2023.

Mesfushori dëshiron të largohet dhe menaxheri i tij përflitet se ka hapur bisedimet me Milanin.

Italianët janë vërtet të interesuar dhe e konsiderojnë portugezin një objektiv kryesor si zëvendësuesin e Kesit. Raportet e mira me homologët francezë mund të lehtësojnë dialogun, sidomos pas akordeve të frytshme në sezonet e kaluara për transferimin në Milano të Rafael Leaos apo Majk Menjasë.

Operacioni duhet të kapë vlerën e 20 milionë eurove, teksa Sançesin e pret një rrogë prej 3.5 milionë eurosh në vit me garancinë e një roli si titullar në formacionin kuqezi.