Nuk ishte një periudhë e mirë për Ronaldinjon, i cili për një muaj ishte i detyruar të qëndronte në një burg të sigurisë së lartë në Paraguaj. Ish-futbollisti, u arrestua për shkak se kishte shkelur në vendin amerikano-latin me pasaportë false.

Në këtë formë, autoritet morën masën e zakonshme dhe e mbyllën pas hekurave. Në burg, Ronaldinjo ishte një personazh i jashtëzakonshëm dhe mori vëmendje falë pasionit të tij, futbollit.

Luajti ndeshje me bashkëvuajtësit e tij, derisa pak ditë më parë erdhi lajmi i mirë se për të ishte paguar garancia për ta liruar.

Kështu, Ronaldinjo tashmë është shpërngulur në një hotelet më luksozë në Paraguaj duke përfituar të gjitha shërbimet që ofrohen.

Një natë në këtë hotel kushton 380 dollarë, ndërsa për shkak të situatës nga koronavirusi, Dinjo ka të gjithë stafin në shërbimin e tij.

Së bashku me Ronaldinjon është edhe vëllai i tij, teksa pavarësisht se mezi po pret të kthehet në vendlindjen e tij, në hotel ish-futbollisti po ia kalon shumë më mirë se në burgun e sigurisë së lartë. /VipSport/