Nga Endri ÇINARI

Vllaznia arriti rezultatin e 10-të pozitiv rradhazi në kampionat. Shkodranët morën ditën e djeshme në Superiore fitoren e rradhës, duke mposhtur ekipin e Dinamos. falë një super goli të shënuar nga Alivoda në minutën e 28-të të ndeshjes. Ku rrjeta e mesfushorit ishte vendimtare për suksesin 0-1.

Duke marrë kështu 3 pikët e rradhës në kampionat dhe kuqeblutë janë vetëm 6 pikë pas vendit të parë. Ku Superliga kryesohet nga Egnatia në kuotën e 49 pikëve që ndiqet nga Vllaznia me 43 të tilla. Dhe gjithçka në këtë kthesë për Vllazninë ka nisur që nga ndeshja e fazës së dytë ndaj Dinamos. Fitorja 3-1 në javën e 16-të ndaj bluve hapi rrugën e sukseseve.

Që nga ajo periudhë në kampionat, Vllaznia ka grumbulluar 8 fitore dhe 2 barazime, për të marrë në total 26 pikë nga 30 të mundshme. Një ritëm prej kampioni ky i kuqebluve që nuk njihnin rezultate dhe ecuri të tillë prej disa sezonesh. Në këtë mënyrë duke rikuperuar edhe 5 pikë në 5 javët e fundit ndaj Egnatias.

Ku më parë diferenca mes skuadrave ishte në 11 pikë e ndërsa tashmë është 6 pikë. Një formë kjo e shkëlqyer e Vllaznisë, të cilën tifozët shkodranë ta vijojnë edhe në ndeshjet e ardhshme. Duke nisur nga kjo fundjavë, ku skenën e merr klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana. Me takimin që luhet ditën e shtunë në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës./SHKODRASPORT.COM/