Vllaznia arriti fitoren e dytë rradhazi në kampionat mbrëmë në shifrat 1-0 kundër Laçit. Një sukes që rikthen fuqishëm kuqeblutë në garën për titull ku tashmë Tirana qëndron vetëm 5 pikë larg. Por përveç pjesës sulmuese me Da Silva apo Latifi, në sy ra edhe dyshja e mbrojtësve të krahut.

Po flasim për Esin Hakaj dhe Erdenis Gurishta. Të dy të dalë nga akademia Vllaznia, të dy të brezit 1995-96, të dy nga ata që i kanë plotësuar pritshmëritë e ekspertëve për karrierën e tyre. Dyshja shkëlqeu mbrëmë kundër Laçit duke qenë më të mirët në fushë për skuadrën e Vllaznisë.

Hakaj në të majtë ishte i pandalshëm nga kundërshtarët me inkursionet e tij. Mbrojtësi i krahut të majtë madje dha edhe asistin e golit të Da Silvas, asisiti numër 4 për numrin 23 në këtë kampionat. Në krahun e djathtë po ashtu Gurishta i vuri “dryrin” korsisë së tij.

I pakalueshëm nga sulmuesit e Laçit ku “futi në xhep” gjithë kundërshtarët që pati përballë. Kapiteni i skuadrës ishte ndër ditët e tij më të mira.

Dyshja duket se është në një superformë dhe të gjithë tek Vllaznia shpresojnë që të ecin në këtë ritëm. E po ashtu tifozët kanë shpresa të mëdha tek dyshja që gëzon edhe një simpati të madhe tek mbështetësit kuqeblu.

Endri ÇINARI