Pas shume vitesh te suksesshme, shoqeruar edhe me disa tituj kampione, Vllaznia U19 per here te pare mbetet jashte zones play-off te kampionatit. Ka ndikuar ndoshta ne kete mes edhe reduktimi i fazes se trete te kampionatit, ndonese loje e pandershme e ekipeve te tjera, por edhe vete problemet qe kuqeblute e drejtuar nga trajneret Luan Zmijani e Gjon Kola, kane shfaqur gjate gjithe kampionatit.

Edhe ne ndeshjen e fundit te ketij kampionati, ate ndaj nje rivali direkt si Shenkolli, Vllaznia U19 nuk ka mundur dot te fitoje ndonese ajo eshte luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe ne fund te saj eshte fiksuar rezultati i barabarte 0-0.

Ne kete menyre, Vllaznia U19 e mbyll kampionatin ne vendin e peste me 26 pike nderkohe qe skuadra e vendit te kater qe ka shkuar ne play-off, Laçi, ka grumbulluar 30 pike.

Ekipi shkodran e mbyll kete aventuren e tij kete kampionat dhe jo vetem qe nuk do te kete me vend per te garuar me tej, por edhe elementet qe ai ka patur kete sezon, nuk te lene shume te shpresosh se mund te jene nje e ardhme e Vllaznise.
© shkodrasport.com