Dinamo nuk arriti dot qe te kapte objektivin e saj, futjen ne katershen e ekipeve me te mira te kampionatit dhe si rrjedhoje drejtuesit e saj jane duke menduar per nje reforme ne sezonin e ri. Lojtaret qe do te largohen do te jene jo te paket, por nga ana tjeter po mendohet edhe per perforcimet.

Sipas mediave, mesohet se një nga lojtarët e shënjestruar është Aleksandër Trumçi, mbrojtësi i djathtë i Bylisit të rikthyer në elitë. Pas rinovimit me Meksin, Dinamo synon të “blindojë” linjën e djathtë edhe me 23-vjeçarin shkodran që katër sezonet e fundit është aktivizuar me ballshiotët.

Ai ka eksperiencë në Superiore dhe do t’i bënte punë Dinamos. Kujtojmë që kryeqytetasit bënë edhe një vit më parë “pazar” te Bylisi, ku morën mbrojtësin brazilian Lorran dhe sulmuesin Luis Kaçorri. Nuk është Trumçi e vetmja pistë që po ndjekin drejtuesit e “Nëndetëses” nga kampionati ynë. P

as një kontakti të parë me Ardit Deliun e Tiranës, që nuk pati rezultat pozitiv, po shihen edhe mesfushorë të tjerë në fund kontrate me klubet e tyre. Bëhet fjalëpër lojtarë që kanë eksperiencëdhe do të plotësonin një repart, ku blutë kanë pasur më shumëvështirësi.