LUFTËTARI- BYLIS (1-1)
Luftetari vs Bylis, ndeshje e forte ku Luftetari meritonte fitoren per ate çka dha ne fushe. Dhe duhet pergezuar per seriozitetin me te cilin luan ndaj te gjithe kundershtarve. Ndersa bylis ka problem qetesine pasi nga ndeshja per ndeshje luan ne prani te nje tensioni te larte psikologjik, kjo ardhur si pasoje e nderrimit te objektivit.

TEUTA- FLAMURTARI (1-1)
Teuta vs Flamurtari, ndeshje qe ne leter dukej e lehte por ajo fitohet ne fushe dhe mendoj qe durrsaket humben nje rast te arte per t’u afruar me kryesuesit. Ndersa Flamurtari ashtu si Luftetari po i japin bukuri kampionatit pasi dhe tani qe nuk kane me asnje lloj objektivi, perseri po luajne me shpirt te lart gare.

TIRANA- LAÇI (1-0)
Tirana vs Laçi, ndeshje e barabarte dhe rezultati me i drejte do ishte barazimi. Por ndonjehere fati eshte faktor vendimtar dhe kere here fati ishte me Tiranen.

VLLAZNIA- PARTIZANI (1-0)
Vllaznia vs Partizani, ndeshje e luftuar kryesisht ne mesfushe. Fati ishte me Vllaznine qe mori nje trepikesh te
rendesishem. Ndersa Partizani jo se luajti keq, por ne 30 minutat e fundit nuk pati qetesine per te konkluduar rastet e prodhuara.

SKËNDERBEU- KUKËSI (2-1)
Skenderbeu vs Kukesi, dominim i Skenderbeut ne te gjithe komponentet fizik, teknik, taktik e psikologjik. Kjo fale nje
super- trajneri qe ka ne rradhet e veta. Ndersa Kukesi e kam thene me pare, eshte ndertuar keq ne fillim te sezonit pasi alternativa ka pak dhe jo ne nivelin e atyre qe mungojne.