Familja amerikane Glazer ka vendosur përfundimisht ta shesë klubin e Manchester United ku tifozët kërkojnë me ngulm që ata të largohen nga klubi.

Prej vitesh nën rrebeshin e kontestimeve nga mbështetësit e “djajve të kuq”, amerikanët e familjes së pasur po përgatisin rrugën për të shitur të gjitha aksionet te një fond nga Katari me përfaqësues sheikun Jassim bin Hamad al-Thani, pjesë e familjes mbretërore dhe një nga njerëzit më të pasur të vendit nga Lindja e Mesme.

Në garë mbetet edhe britaniku Sir Jim Ratcliffe, kandidatura e të cilit ka edhe mbështetjen jozyrtare të politikanëve lokalë dhe qëndrorë.