Ka marre persiper nje detyre te veshtire dhe sigurisht qe ecuria negative e ekipit i rendon shume mbi shpine. Damian Bekteshi po e vuan nje situate te tille, ardhur pas 8 humbjesh te pesuara ne po kaq ndeshje te luajtura.

Aq sa per te dyten jave me rradhe, ‘zhduket” nga konferenca e shtypit e pasndeshjes duke mos u paraqitur fare para gazetareve. Mbase nuk ka se çfare te thote, por sigurisht qe eshte detyrim moral dhe sportiv t’u thote sportdashesve ate se çfare po ndodhe me Vllaznine e basketbollit te meshkujve.

E beri pas ndeshjes se kaluar me Beselidhjen, kur ne konference u paraqit vetem trajneri i lezhjaneve Afrim Bilali dhe e perseri serish edhe mbreme pas humbjes tjeter me Kamzen ku ne konference ishte vetem trajneri mik Eni Llazani.

Bekteshi “humbi” ne dhomat e zhveshjes, sigurisht i zhgenjyer nga rezultati dhe situata e rende qe po kalon skuadra, megjithate duhet te tregoje personalitet dhe te perballet edhe me mediat dhe me sportdashesit sepse ne fund te fundit kjo eshte detyra qe ka marre persiper.

Nese deri dje ankohej per mungesen e blerjeve, tashme ka ne dispozicion edhe tre amerikane dhe te pakten duhet te flase per nivelin e tyre, ate se kur ata do te jene ne forme dhe se kur mund te vije fitorja e pare e Vllaznise.

Duhet te dale e te flase ashtu siç bente sezonin e kaluar kur e mori Vllaznine ne nje situate jo te mire dhe e çoi deri ne finale duke marre natyrisht edhe meritat dhe prandaj duhet ta beje edhe ne kete moment kur skuadra ndodhet ne veshtiresi./SHKODRA-SPORT.COM/