Armando Vajushi do të luajë për klubin italian të Udinezes, duke filluar nga janari i vitit 2014. Kjo behet e kryer ne shtetin ku ai po luan aktualisht. Dje mediat bullgare kanë zbuluar se presidenti i Liteksit, Grisha Gançev, ka arritur një marrëveshje me homologun e tij italian, Xhiampaolo Poco. “Gançev ka biseduar së fundmi me drejtuesit e Udinezes dhe futbollisti shqiptar pritet t’i bashkohet nga janari skuadrës friulane. Për shërbimet e tij Udineze do të paguajë 1.2 milionë euro te Liteksi, ndërsa paga e lojtarit ende nuk bëhet e ditur. Gjatë verës së kaluar për Vajushin pati një ofertë zyrtare edhe nga Palermo, mirëpo skuadra siciliane nuk arriti që t’i përmbushte kërkesat e presidentit Gançev. Palermo hoqi dorë nga Vajushi, pasi nuk ishte në gjendje të paguante shumën që kërkohej nga Liteksi afro gjashtë muaj më parë”, – shkruante dje uebsajti bullgar “topsport.bg”. Sulmuesi 22-vjeçar është nën kontratë me Liteksin deri në qershor të vitit 2012. Pas paraqitjes së shkëlqyer në kampionatin bullgar, drejtuesit e Liteksit po bëjnë çmos ta shesin shqiptarin në një klub të madh. Për shkodranin tashmë ka më shumë lehtësi, pasi prej pak muajsh ai disponon edhe pasaportën bullgare, kështu që nuk mund të quhet ekstrakomunitar nëse luan në Itali. Sipas mediave bullgare, me transferimin e Vajushit po merret kompania që menaxhon edhe të drejtat e yllit të futbollit botëror, Lionel Mesi. Mendohet se një rol të vogël ka Hristo Stoiçkov, legjenda e futbollit bullgar, që ka drejtuar Vajushin te Liteksi.
Vete Vajushi ka konfirmuar se është vënë në dijeni nga drejtuesit e klubit për një kalim të mundshëm tek Udineze, por sipas tij asgjë nuk ka përfunduar. Futbollisti shkodran dha detaje për bisedat që po bëhen mes klubit të Liteksit dhe italianëve. “Sot (dje) më thirrën për një takim drejtuesit e klubit dhe më bën të ditur se ato që janë shkruar në gazetat bullgare janë të vërteta. Bëhet fjalë për klubin e Udinezes, por që të jemi korrektë, asgjë nuk ka përfunduar. Klubet janë ende në negociata dhe, nëse do të arrihet një marrëveshje, bëhet fjalë për një transferim në verën e vitit 2014 dhe jo në muajin janar siç dhe po flitet. Unë di të them se nuk është vetëm Udineze në lojë, por edhe disa klube të tjera, veçanërisht nga Gjermania. Drejtuesit nuk kanë dëshirë të zbulojnë asgjë, por në dijeninë time, Liteksi nuk do të më lërë të lirë pa 2 milionë euro. Për momentin, në klub më kanë thënë që të vazhdoj me këto ritme, pasi ekipi synon të fitojë titullin kampion këtë sezon”, – ka thënë dje shkodrani. Ndërkohë, i pyetur për ambiciet që ka dhe Udinezen në veçanti, Vajushi deklaroi: “Sigurisht që më josh, pasi bëhet fjalë për një klub me emër në Itali dhe që shquhet për afirmimin e futbollistëve. Megjithatë, të shohim, ku të bëhet më e mira, por mbi të gjitha ku të jetë edhe interesi i klubit, pasi jo gjithçka është në dorën time. Drejtuesit më kanë kërkuar që të bëj edhe më tepër në këtë periudhë. E rëndësishme është të vazhdoj me këto ritme, pasi larg drejt një klubi tjetër mund të them se është i sigurt”.