Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka foli për mediat pas ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit, ku kërkoi që në ndeshjet e futbollit dhe jo vetëm, të shmangen akte të tilla dhune.

Ai shtoi se organizimi i ndeshjes nuk ishte i keq ndërkohë që e konsideroi këtë takim një panoramë pozitive për futbollin shqiptar. Duka iu kërkoi tifozëve që futbollin ta shohin si argëtim, duke qenë se lojtarët janë aktorët që duhet të luajnë.

“Ishte një ngjarje që nuk duhet të ndodhë jo vetëm në futboll por askund, por ja që ndodh. Duhet ët mendohet si argëtim futbolli dhe jo si luftë. Ishte një gjest i shëmuar.

Futbolli luhet në fushë dhe spektatorët duhet të mbështesin. Organizmi nuk ishte i keq por duhen eliminuar ato gjëra që janë të shpeshta. Kjo ishte panoramë pozitive për futbollin shqiptar”, u shpreh Duka. /VipSport/