Kjo javë do iu kushtohet kombëtareve në çdo grup moshë të sajën dhe përjashtim nuk bën as Shqipëria që ka ndaluar zhvillimin e akivitetit të futbollit në këtë fundjavë. Dje në fushë ishte kombëtarja u-17 që u mposht nga Franca me shifrat 4-0 në kuadër të Elite Round. E ndërsa sot është rradha e kombëtares u-21 që të zbresë në fushën e lojës.

Ndeshje e cila do jetë e para për edicionin e ri ku do jetë një miqësore kundër Azerbajxhanit që do zhvillohet në orën 16:00. Një duel prove për të besuarit e Alban Bushit, që do kërkojë të formojë grupin e duhur për eleminatoret e rradhës që i presin kuqezinjtë e vegjël. Pjesë e këtij grumbullimi për këtë duel miqësor janë edhe dyshja e Vllaznisë, Smajli-Alivoda.

Si mbrojtësi dhe mesfushori kanë qenë protagonistë me skuadrën në këtë edicion të Superiores. Duke qenë më të vërtetë surpriza pozitive si për shkodranët ashtu edhe për kampionatin, që duket se ka fituar dy elementë të së ardhmes. Për këtë asrye ata janë shpërblyer edhe nga ish-sulmuesi i famshëm duke u thirrur në kombëtare.

Por me shumë mundësi si Smajlin dhe Alivoden do i shikojmë si titullar në ndeshjen e sotme kundër azerëve. Ata duket se e kanë bindur trajnerin Bushi që t’iu besojë një fanellë titullari dhe duhet të tregojnë veten. Kjo për të merituar ndoshta edhe një grumbullim tjetër në të ardhmen, ku ndeshjet do jenë akoma më të rëndësishme se kjo miqësore sot kundër Azerbajxhanit.
Endri ÇINARI