Ky sezon i Beselidhjes mund te quhet me plot gojen nje deshtim total ne te gjitha aspektet per kete ekip. Nje gje e tille mund te thuhet pasi skuadra lezhjane ka marre rezultate teper negative prej kohesh qe e kane zbritur ne vendin e fundit te tabeles se renditjes ne Kategorine e Pare.
Ne fillim te sezonit, Beselidhja e nisi me Alban Bruken dhe pas shkarkimit te tij, vendin e mori Nikolin Coclli. As me kete te fundit, lezhjanet nuk ecen ne rrugen e duhur dhe u mor Artan Bano, por perseri as ish-trajneri lushnjar nuk arriti te ringrinte ekipin.
Tashme prej disa ditesh, ne krye te skuadres ka ardhur Alert Alcani, i cili u emerua drejtor sportiv pak muaj me pare. Ai debutoi me nje barazim 0-0 ndaj Skenderbeut ne krye te Beselidhjes. Megjithate, ai ka mbetur i pakenaqur me kete rezultat, pasi objektivi i tij ne drejtimin e lezhjaneve patjeter qe eshte shpetimi i sezonit me cdo kusht.
Ne nje interviste per “Shkodra Sport” trajneri i sapoemeruar, Alert Alcani, tregon gjendjen e ekipit ne keto momente, por flet edhe per rikthimin e tij qe do te kete ne Burrel ne ndeshjen e rradhes. Trajneri i Beselidhjes u ndal edhe tek objektivi mbijetese dhe tek gjendja e grupit aktual, ku bejne pjese edhe dy futbollistet shkodrane, Klejdi Dibra dhe Samet Hepaj.
Alcani u shpreh se se fundmi ekipi i tij ka treguar karakter dhe shpirt luftarak, ndersa theksoi se nuk duhet t’i vije cudi askujt nese Beselidhja do te qendroje ne Kategorine e Pare. Per me teper, ju ftojme te lexoni te plote kete interviste per gazeten tone dhene gazetarit Maringlen Zhivani.
-Profesor Alcani, nje debutim per ju me barazim ndaj Skenderbeut ne pamje te pare duket nje rezultat jo i keq, po per ju si ishte?
Ajo qe me pelqeu ishte qe ekipi tregoi karakter dhe shpirt luftarak. Ato cfare kishim kerkuar gjate javes qendruan ne ekuiliber pa dale nga detyrat qe kishim. Normalisht, kuptohet qe po luanim me nje kundershtar te forte si Skenderbeu qe eshte me merite ne vendin e pare. Luajtem te barabarte me ta dhe me pelqeu loja, por do te preferoja me shume piket sesa lojen.
-I kenaqur me nje pike ndaj nje skuadre pretendente si Skenderbeu?
Jo shume i kenaqur, pasi e kisha pergatitur per ta fituar. Megjithate, na mungoi goli, por edhe pika, edhe loja na jep shprese.
-Te Beselidhja jane dy futbolliste shkodrane teper te rendesishem si kapiteni Klejdi Dibra dhe mesfushori Samet Hepaj, si eshte per ju profesor Alcani per t’i patur ne skuader keta dy futbolliste me eksperience?
Ashtu si Hepaj dhe kapiteni Dibra jane pervecse futbolliste te mire, jane edhe cuna te mira. Une i kam pasur edhe ne Burrel dhe eshte vlere t’i kesh ne skuader.
-Ne ndeshjen e rradhes ndaj Burrelit per fitore apo jo?
Ne Burrel shkojme per tre piket. Mund te them se eshte ndeshja e jetes per ne dhe cunat e dine shume mire kete gje, ashtu si edhe per Burrelin nga ana e saj. Dua fair-play dhe ne fund te fitoje me i miri.
-Do te riktheheni ne Burrel, ne qytetin ku keni drejtuar vitin e kaluar, emocione per ju profesor Alcani?
Ne Burrel kam shume miq dhe shoke. Kam kaluar bukur edhe atje. Megjithate, sot jam tek ekipi i zemres dhe do bejme maksimumin qe Beselidhja te qendroje ne kete kategori.
-Nje kampionat i forte ky i sivjetshmi i Kategorise se Pare, ku mendoni se do te jete Beselidhja ne fund te kesaj lufte, do ia arrini dot qellimit te shpetoni?
Per ne cdo ndeshje do te jete nje lufte, nje finale gje qe ua kam thene edhe cunave. Une besoj dhe shpresoj qe Beselidhja do te qendroje ne Kategorine e Pare, mos t’i vije cudi askujt. Ne do i marrim me rradhe ndeshjet dhe ne fund do t’i largohem zones se fundit te renditjes.
Maringlen ZHIVANI