Tifozet besojne tek kthesa e Vllaznise. Pas Gezim Çoçjes, nje tjeter tifoz i zjarrte i skuadres shkodrane, Astrit Karakaçi eshte ne te njejten linje me te, teksa beson ne ndryshimin e situates me largimin e Joses nga kjo skuader. Ai eshte i mendimit se ndryshimi i trajnerit tek Vllaznia mund te ishte bere edhe me perpara, ne menyre qe kuqeblute te kishin rezultate te tjera me pozitive.

Karakaçi ka dhene nje interviste per gazeten “Shkodra Sport”, teksa eshte shprehur se asnje shkodran nuk eshte i kenaqur nga ecuria e Vllaznise, ndersa theksoi se ekipi kuqeblu nuk ka bindur as me loje as me rezultate. Per me shume, lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone gazetarit Maringlen Zhivani.


-Karakaci, si e shikoni situaten aktuale te Vllaznia, besoj se jeni teper i pakenaqur apo jo?

Asnje shkodran aq me teper tifoz qe e ndjek Vllaznine, nuk ka se si te jete i kenaqur, jo vetem me pozicionin ne tabele, por edhe me menyren se si ka luajtur ekipi ne vazhdimesi.

-Si e shikoni kete ekip, a mendoni se e ka pasur organiken gjate ketij sezoni per te pasur ecuri kaq te dobet?

Te them te drejten, cdo fillim sezoni tifozet pretendojne te kene nje Vllazni pretendente. Nuk mund te them se ekipi nuk ka pasur mangesi, por me ardhjen e Kainas nga huazimi, Boshnjakut, Males, Vulajt dhe Markut u mendua se ekipi eshte drejt kompletimit, shto ketu edhe ardhjen e Balajt ne janar. Megjithate, prape se prape ekipi nuk arriti te binde qofte ne loje, por edhe ne rezultate. Vllaznia ka dhene lojera me shume oshilacione dhe rezultate te cuditshme, pra ecuria nuk i arriti pritshmerite.


-A mendoni se ishte i vonuar shkarkimi i trajnerit Mirel Josa sipas jush?

Personalisht, kam qene dhe jam kunder levizjes se shpeshte te trajnereve. Megjithate, nese dicka nuk ecen ne nje klub futbolli, edhe pse me dhimbje, trajneri sakrifikohet, qofte ky edhe Josa, qe per hir te se vertetes eshte trajneri me CV-ne me te pasur ne Superiore. A ishte vone shkarkimi? Edhe mundet. Nese klubi ka vendosur objektiva serioze, atehere ndoshta edhe ne janar mund te behej shkarkimi i trajnerit Mirel Josa.

-Ju ka bindur loja qe ekipi ka bere nen drejtimin e Joses dhe a mund te kishte bere me mire?

Per cudi te te gjitheve, skema e profesor Joses ketu nuk bindi, edhe pse me te ai kishte qene i suksesshem. Ne fakt, a prej arsyes se edhe kontigjenti i futbollisteve nuk arriti te implentohej apo edhe me ndryshimet e shumta te formacionit per arsyen e demtimeve qe kete sezon kane qene te shumta, nuk na bindi as ne loje as ne rezultate. Une mendoj qe profesor Josa nuk duhet te ishte kembengules i kesaj skeme. A kishte mundur te bente me mire? Sigurisht qe po. Edhe Josen po ta pyesesh sot mendon se mund te rregullonte dicka ne menyren e vendosjes se futbollisteve ne fushe, edhe pse ka qene i kushtezuar shume here prej mungesave.

-Cfare ju ka zhgenjyer me teper kete sezon ju Karakaci si tifoz i vjeter?

Zhgenjim? Ne Shkoder ka gjithmone zhgenjim kur nuk del kampion. Para dy vitesh ishim nenkampione e fitues Kupe, qe nuk eshte pak po te mendosh se prej nga vinim. Megjithate, kur i pyesje tifozet, prape se prape dukeshin te zhgenjyer. Krahasoni tani ato lojera brilante qe beme ate sezon, me lojen dhe rezultatet e ketij viti. Pergjigjia del vete kur mendon se edhe kontigjenti i futbollisteve te ketij sezoni eshte me me kualitet.


-E fundit Karakaci, si e shikoni te ardhmen e Vllaznise tashme nen drejtimin e trajnerit te ri Auron Miloti, mendoni se ky ekip do te rikthehet tek ecuria pozitive?

Tifozet i karakterizon gjithmone optimizmi. Ron Miloti dhe Vior Sinani jane djem shkodrane me deshire ne rrugen e trajnimit, aq me teper kur jane ne krye te ekipit qe i beri te dy futbolliste shume te njohur. Megjithate, te mos harrojme se presioni ne Shkoder eshte shume i madh. Une i uroj atyne dhe Vllaznise suksese, sepse nuk e kane te lehte. Mos te harrojme vjet rastin e trajnerit Elvis Plori. Zakonisht, keto nderrimet e trajnereve me pjesen tjeter te stafit nuk jane fort te suksesshme, por me mbeshtetjen e klubit dhe me impenjimin e futbollisteve me shume ne fushe, sepse per hir te se vertetes kete sezon ne shume raste jane treguar me pak se amatore, besoj tek kthesa e Vllaznise.
Maringlen ZHIVANI