Pas ndeshjes së Kupës, Vllaznia do të gjejë sërish Egnatian në Loro Boriçi teksa do të zhvillojnë ndeshjen e javës së 31-të të Superiores të dielën në orën 18:00.
Shkodranët kanë zhvilluar stërvitjen e rradhës ditën e sotme teksa objektivi mbetet rikthimi te fitorja teksa në 2 javët e fundit kanë një barazim me Kukësin dhe një humbje me Tiranën në Klasiken e Shqipërisë.
Në ekip janë optimist teksa vetë klubi në rrjete sociale shkruan se skuadra ka besim për një sukses të dielën, një ndeshje direkte për zonën Europiane, megjithëse të dy ekipet janë brenda kësaj zone por shohin Laçin nga pasqyrat teksa vjen 2 pikë pas.
“Vllaznia ka vijuar pasditen e sotme me përgatitjet për ndeshjen e rradhës të kampionatit, atë do të luajë ditën e dielë ndaj Egnatias në stadiumin “Loro Boriçi”. Në rradhët e kuqebluve ka besim për rikthimin te fitorja”- shkruhet ne faqen zyrtare te Vllaznise.