Sezoni 2021-22 ka mbyllur 15 javët e tij të para në Superligë. Tashmë skuadrat po bëhen gati për rivijimin e kampionatit, që do kthehet në datën 15 janar. Në këto javë ka edhe nga ata futbollistë që janë aktivizuar thuajse në çdo takim, duke mos bërë asnjë minutë pushim.
Kështu janë 3 futbollistë në kampionat që kanë luajtur çdo minutë në këto javë. Janë portieri Tafas me 1350 minuta, po ashtu Meksi i Skënderbeut dhe Musta i Partizanit që kanë minutat e plota. Tek Vllaznia ai që spikat me minutat e tij deri në këto momente është Esin Hakaj.
Mbrojtësi i majtë ka plot 1335 minuta në këmbët e tij këtë edicion. Ai numëron minuta më shumë se askush tek Vllaznia, ku në asnjë moment nuk është ndëshkuar nga kartonat apo edhe fatmirësisht nuk është ndalur as nga dëmtimet. Hakaj ka humbur vetëm 15 minuta në këtë sezon.
Kjo për shkak të një zëvendësimi që ka patur në ndeshjen e humbur kundër Tiranës në shifrat 0-2. Ku numri 23 është zëvendësuar në minutën e 75-të të takimit. Hakaj vazhdon të tregojë nga java në javë rritje të performancës së tij duke e e konfirmuar veten si një ndër më të mirët e kampionatit.
Endri ÇINARI