Agim Zeka nuk është më futbollist i Dritës në Superligën e Kosovës. Sulmuesi u afrua verën e shkuar në elitën e vendlindjes nga Austria e Vienës, duke nënshkruar për dy sezone. Mediet kosovare bëjnë me dije se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për mos vijuar bashkëpunimin.

Gjithçka lidhet me minutazhin e pakët që Zeka ka marrë gjysmën e sezonit, teksa është aktivizuar vetëm në gjashtë ndeshje nga Ardian Nuhiu.

I dalë nga moshat e Prishtinës, Zeka u bë I njohur në futbollin shqiptar me Skënderbeun, teksa korçarët e transferuan 23 vjeçarin te Lille në Francë për 300 mijë euro pesë vite më parë.

Karriera e Zekës është e larmishme, teksa ka luajtur me Varzim dhe Leixos në Portugali, Fortuna Sittgard në Hollandë apo Muscon në Belgjikë e Austria Vienë në Austri./newsport/