Goli nuk “flet” shqip në Superiore. Duket se shënimi i golave në kampionatin tonë është “pronë” e futbollistëve të huaj. Këtë e tregojnë edhe shifrat e 5 javëve të para, ku kryegolashënuesit janë nga jashtë vendit. Kryeson malazezi Zarubica i Laçit me 4 gola e ndërsa në ndjekje të tij janë kroatët Aralica (Vllaznia) dhe Basa (Kukësi) me nga 3 gola.

Një “varfëri” sulmuesish nga Shqipëria dallohet këtë sezon në Superligë. Ku të gjitha ekipet në rolin e 9-tës tipike kanë të gjithë futbollistë të huaj. Por, pse kjo “sëmundje” “bomberash” nga Shqipëria ? Pse nuk po prodhon më kampionati emra të së shkuarës si: Sinani, Salihi, Fortuzi apo Xhafaj ? Sulmues që kanë ngelur në memorien e të gjithëve me golat e shënuar.

Goli është prej disa sezonesh është “pronë” e futbollistëve të huaj. Këtë e tregojnë edhe fituesit e Këpucës së Artë. Çmim që i jepet golashënuesit më të mirë të kampionatit. Në 8 sezonet e fundit , 6 herë e kanë fituar futbollistë nga jashtë vendit. Në sezonet 2013-14, 2014-15 dhe 2016-17 këtë çmim e ka marrë ish-sulmuesi i njohur kroat, Pero Pejic.

Në sezonin 2017-18, sulmuesi nga Gambia, Ali Sowe ishte shënuesi më i mirë me 21 gola në llogarinë e tij. Reginaldo, sulmuesi nigerian i Kukësit në sezonin 2018-19 fitonte Këpucën e Artë e ndërsa një sezon më pas në 2019-20, do ishte bashkëkombasi i tij Nuwabueze që do triumfonte në këtë garë.

Vetëm sezoni 2015-16 ku Hamdi Salihi me 27 rrjeta fitonte Këpucën e Artë dhe ai 2020-21 ku vlonjati Dejvi Bregu me 16 gola ishte më miri në Superligë janë fituar nga futbollistët shqiptarë. E sulmues tipik nuk po shohim prej vitesh nga Superliga jonë.

E ndoshta duhet të kthejmë pak kokën nga e shkuara e lavdishme për të kujtuar ata emra që kanë bërë historinë. Të cilëve pavarësisht se është e vështirë që tu gjesh zëvendësuses, të paktën të përpiqemi për një “bomber” shqiptar të dalë nga kampionati ynë.