Sezonin e kaluar ka shenuar 20 gola ne kampionatin e 21 vjeçareve dhe me siguri qe sivjet mund te shenoje edhe me shume. Megjithese nuk e ka te qarte nese do te luaje vetem me kete ekip, apo do te aktivizohet edhe me ekipin e pare te Vllaznise.

E kemi fjalen per sulmuesin 21 vjeçar Mehdi Çoba. Ne ndeshjen e sotme ndaj Tiranes ka shenuar dy prej tre golave te skuadres se tij, duke kontribuar ne kete menyre ne fitoren e saj. Me keto gola, ai eshte ngjitur ne kuoten e 4 golave te shenuar ne 3 ndeshjet e ketij sezoni ku ai ka luajtur.

Ne nje prononcim per “Shkodra Sport”, sulmuesi i kuqebluve nuk e ka konsideruar nje fitore te lehte ate te arritur ndaj Tiranes ne shifrat 3-0.

“Ka qene nje fitore jo e lehte, pavaresisht se ne pamje te pare duket e tille. Kundershtari e qarkullonte mire topin dhe na vuri ne veshtire, megjithate ne ia dolem te shenojme dhe te fitojme.

Synimet e mia kuptohet qe jane te shenoj e te ndihmoj skuadren per te arritur objektivat e saj. Ekipi i pare? Une ketu jam, i gatshem te jap kontributin tim”- ka thene Çoba.

Intervisten e plote te ketij lojtari, mund ta ndiqni ne kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: