Vllaznia nuk po kalon formën e saj më të mirë të mundshme në këtë fillim sezoni. Madje mund të themi se shkodranët kanë zhgënjyer duke parë pretendimet e larta që ka kjo skuadër këtë vit. Nga shumë kush kuqeblutë janë pretendentët kryesorë për titull duke parë organikën që kanë. Por, çfarë po i mungon kësaj Vllaznie që të shfaqë potencialin e plotë?
QETËSIA: Ambienti i Vllaznisë duket sikur po “zien”. Nëqoftëse sezonin e shkuar pavarësisht një shkëputje prej 9 pikësh, askush nuk e përmendet fjalën titull kampion. Kjo për të larguar presionin. Por, kjo qetësi duket se ka humbur dhe të gjithë duhet të punojnë për ta rikthyer.
GRUPI: Këtë vit te Vllaznia kanë ardhur shumë lojtarë klasi dhe cilësorë, por grupi në tërësi nuk po shfaqet në nivelin e duhur. Performanca ekipore nuk ka qenë ashtu siç duhet të funksionojë te një ekip që pretendon. Shembulli është Tirana e këtij sezoni ku me 2-3 emra të bujshëm, por me një frymë grupi po korr suksese.
SHPIRTI: Sakrifica dhe lufta sportive nuk janë fjalët më të dashura për futbollistët e Vllaznisë. Duket se shpirit luftarak ka humbur. Ai shpirt që duhet të luftosh deri në minutën dhr topin e fundit. E jo të rikthesh në memorie performancat e Vllaznisë të disa sezoneve më parë që luftonte për mbijetesë.
Këto dy javë pushimi të kampionatit me siguri që do e ndihmojnë ekipin që të ketë një qetësi psikologjike. Dhe në dy javët e rikthimit të Superligës ku kalendari parashikon Kastriotin dhe Laçin brenda në Shkodër. Dy ndeshje ku publiku shkodran dhe gjithë opinoni kërkojnë fitoret e skuadrës kuqeblu.
Endri ÇINARI